Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Macron emëron Lecornu si kryeministër të ri francez
Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar aleatin e ngushtë Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez, 24 orë pasi një votëbesim rrëzoi François Bayrou nga posti i kreut të qeverisë së tij. Lecornu, 39 vjeç, ishte ndër favoritët për të marrë përsipër detyrën dhe ka kaluar tre vitet e fundit si ministër i forcave të armatosura, me fokus në përgjigjen e Francës ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Në një deklaratë, Pallati Elize tha se atij i ishte dhënë detyra e konsultimit me partitë politike me qëllim miratimin e buxhetit të ardhshëm të Francës. Bayrou e kishte vizituar presidentin disa orë më parë për të dhënë dorëheqjen e tij, duke i hapur rrugën Lecornu të bëhet kryeministri i pestë i mandatit të...