Sulmi izraelit në Doha, vriten 6 anëtarë të Hamasit

Sulmi izraelit në Doha, vriten 6 anëtarë të Hamasit

Grupi palestinez Hamas ka konfirmuar se gjashtë anëtarë të tij janë vrarë gjatë sulmit izraelit të kryer në Doha, Katar, përfshirë një anëtar të forcave të sigurisë së Katarit. Mes viktimave është edhe djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil Al-Hayya, si dhe tre punonjës nga stafi i tij personal, shkruan Sky News. “Netanyahu dhe qeveria e tij nuk duan të arrijnë marrëveshje për paqe”, tha Hamasi përmej një deklarate. Hamasi ka reaguar ashpër pas sulmit, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë bashkëpërgjegjëse për aktin. Sipas tyre, qëllimi i sulmit ishte goditja e delegacionit negociator, por tentativa ka dështuar. Situata vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, ndërsa përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mbeten të ngrira. Tensionet në Lindjen e Mesme...