Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Autoritetet e Kosovës: Mbyllëm një objekt që përdorej nga institucione të Serbisë
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka konfirmuar se ka mbyllur një objekt ku vepronte Gazeta Zyrtare e Serbisë dhe një librari, pasi tha se në të u gjetën “persona pa dokumentacion për përdorimin e hapësirës”. “Pas mosparaqitjes së certifikatave apo kontratave, objekti është mbyllur deri në prezantimin e dokumentacionit”, u tha në njoftim. Lidhur me këtë rast ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, duke theksuar se Policia e Kosovës “ka uzurpuar dhe mbyllur zyrat e Gazetës Zyrtare , duke penguar furnizimin normal të nxënësve dhe shkollave serbe me tekste shkollore dhe mjete mësimore”. Institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, me planprogram të Ministrisë së Arsimit të Qeverisë serbe. Megjithatë, vitet e fundit ka pasur probleme me furnizimin...