Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit mund të hapë rrugën drejt përfundimit të luftës në Gaza. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ambasada amerikane në Jerusalem, Netanyahu u shpreh se epoka e “udhëheqësve terroristë me imunitet” ka përfunduar. “Unë nuk do të lejoj më atë lloj imuniteti. Kjo epokë ka marrë fund,” tha ai. Ai konfirmoi se Izraeli po vepron “krejtësisht i pavarur” dhe se sulmi ajror i kryer këtë të martë në Doha të Katarit, ku dyshohet se janë goditur figura kyçe të Hamasit, mund të jetë një hap drejt përmbylljes së konfliktit. “Ky ishte një operacion për të larë hesapet me vrasësit dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë,” theksoi Netanyahu. Në një konferencë për shtyp...