Gjirokastër, aksident te “Ura e Lumit”, arrestohet shoferi

Gjirokastër, aksident te “Ura e Lumit”, arrestohet shoferi

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, automjeti që ai drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.