Politika gati të “ndezë motorët”/ Analisti zbulon prapaskenat, kush janë emrat e qeverisë së re?

Politika gati të “ndezë motorët”/ Analisti zbulon prapaskenat, kush janë emrat e qeverisë së re?

Në prag të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, vëmendja e opinionit publik është përqendruar tek ndryshimet që pritet të ndodhin në qeverinë Rama. Analisti Namir Lapardhaja, në një lidhje të drejtëpërdrejtë zbuloi se çfarë pritet të ndodhë në qeverinë e re. Ai nënvizoi se do të jetë një qeveri më tepër me teknokratë se sa me politikanë. Sa i përket listës me emrat e përfolur në rrjetet sociale, Namir Lapardhaja u shpreh se janë më shumë për të krijuar zhurmë, sesa të vërteta. Analisti shtoi se në Kuvend, edhe këtë vit, do të mbizotërojë kaosi i shkaktuar nga Partia Demokratike. Intervista e plotë: Çfarë pritshmërish ka në opinion nga asambleja e Partisë Socialiste. Si mendon? Lapardhaja: Të gjithë janë duke pritur asamblenë e...