Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dumani, takim me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi: Fokusi tek lufta kundër trafikut të drogës
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka zhvilluar një takim në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me fokus të veçantë luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve, i cili është konsideruar i shkëlqyer, dhe u diskutuan hapa konkretë për të intensifikuar përpjekjet në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të drogës. “Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novović. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer...