Deformimet e ndërtimeve/ Rama paralajmëron arkitektët: Kujdes mos bini në gropë, se do shkoni te supa pastaj

Deformimet e ndërtimeve/ Rama paralajmëron arkitektët: Kujdes mos bini në gropë, se do shkoni te supa pastaj

Qeveria prezantoi sot një paketë masash ligjore që ndalin jashtë lejes së ndërtimit dhe deformojnë projektet. Në fjalën e tij, Kryeministri u bëri thirrje arkitektëve që të mos pranojnë deformimet e projekteve të tyre nga ndërtuesit, por t’i raportojnë. Masat e reja përfshijnë edhe punën e arkitektëve, e si e tillë, Kryeministri Rama bëri një paralajmërim për ta që ta shqyrtojnë me vëmendje paketën e re ligjore, në të kundërt mosveprimet e tyre kur bëhen deformime të projekteve do të konsiderohen vepra penale. “Ka disa arkitektë të rinj këtu, ja u them këtë arkitektëve, bëhuni burra se ju arkitektët burra jeni më pak trima se arkitektet dhe vendosini ‘kufirin te thana’ këtyre ndërtuesve, ti nuk lëviz nga projekti im, ky është projekti im dhe pikë....