Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Situata në Gaza/ Ministri i Jashtëm izraelit: Kemi pranuar propozimin e Trump për armëpushim, por..
Izraeli ka “pranuar” ofertën e fundit të Donald Trump për lirimin e pengjeve dhe një marrëveshje armëpushimi në Gaza, tha Ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar gjatë një konference për shtyp në Kroaci. “Lufta në Gaza mund të përfundojë nesër”, tha Saar. “Ne jemi të gatshëm të pranojmë një marrëveshje që do t’i jepte fund kësaj lufte, bazuar në vendimin e kabinetit”, shtoi ai, duke theksuar se qeveria izraelite ka dy kërkesa për t’i dhënë fund luftës: lirimin e të gjithë pengjeve izraelite dhe dorëzimin e armëve nga Hamasi. “Çarmatimi i Hamasit siguron një të ardhme më të mirë për popullin e Gazës dhe për palestinezët”, tha ai, duke e përshkruar organizatën si “një problem për vetë palestinezët dhe për rajonin”. Deri më tani, SHBA-të...