Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kaos në Nepal/ Vijojnë protestat ndaj qeverisë, demonstruesit i vënë flakën parlamentit, jep dorëheqjen kryeministri
Kryeministri i Nepalit, K.P. Sharma Oli, njoftoi sot dorëheqjen e tij, një ditë pasi protestat kundër bllokimit të mediave sociale dhe korrupsionit u shtypën me dhunë nga policia dhe lanë 19 persona të vdekur. “Sot kam paraqitur dorëheqjen time nga detyrat e mia si Kryeministër në mënyrë që të ndërmerren hapa drejt një zgjidhjeje politike dhe zgjidhjes së problemeve”, tha Oli në një letër drejtuar presidentit, e cila u botua në shtyp. Oli, 73 vjeç, u betua korrikun e kaluar për një mandat të katërt si kryeministri i 14-të i vendit që nga shfuqizimi i monarkisë në vitin 2008. Protestuesit kundër korrupsionit në Nepal sfiduan një shtetrrethim të pacaktuar të hënën për të mbajtur demonstrata dhe për të brohoritur slogane kundër kryeministrit, një ditë pasi...