Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Arkeologët shqiptarë zbulojnë varrin e parë monumental të periudhës romake në zonë
Arkeologët shqiptarë janë vlerësuar nga mediat e huaja për punën e suksesshme për zbulimin e një varri të periudhës romake, shkruan KultPlus. Blendi Gonxhja për këtë sukses të arkeologëve shqiptarë, në rrjetet sociale shprehet; “Mediat e huaja si Reuters, Skynews, Indipendent, eKathemerini etj, i kanë bërë jehonë zbulimit më të fundit në Strikçan të Bulqizës, ku arkeologët shqiptarë kanë nxjerrë në dritë varrin e parë monumental të periudhës romake në zonë. Monumenti, me përmasa 9×6 metra dhe një dhomë funerare 2.40 m të lartë, i përket një individi të pasur të quajtur Gelliano. Ai është i shoqëruar nga një mbishkrim dygjuhësh kushtuar edhe perëndisë Jupiter, një gjetje e paprecedentë për zonën e Dibrës. Varri me tipologji mausoleumi, ruan elemente të veçanta arkitektonike dhe objekte funerare...