Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Masakra e Shkodrës/ Ragip Gila nuk veproi i vetëm, në kërkim dy bashkëpunëtorët! ‘Bastiset’ banesa me municion luftarak
foto nga policia SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga masakra e djeshme në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën. Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se ka shpallur në kërkim dy persona, Barush Bregu 39-vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se i kanë siguruar armët autorit të ngjarjes. Nga hetimet, policia ka zbuluar edhe një banesë në lagjen “Guerrile”, që është përdorur nga autori dhe bashkëpunëtorët, brenda së cilës u gjetën dhe u sekuestruan 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak. Ndërkohë, autoritetet janë duke punuar për kapjen e dy të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes...