Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Parlamenti i ri mblidhet zyrtarisht më 12 shtator, qeveria “Rama 4” shpallet më datë 11 dhe më 15 nis punë pas…
Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dje dekretin që thërret Parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Seanca e parë do të zhvillohet të premten, më 12 shtator, në orën 10:00, duke shënuar zyrtarisht nisjen e legjislaturës së XI. Vetëm një ditë më herët, më 11 shtator, pritet të shpallet kabineti i ri qeverisës i Edi Ramës, i quajtur tashmë “Rama 4”. Pas betimit të deputetëve dhe konstituimit të Kuvendit, hapi tjetër do të jetë votimi i qeverisë së re. Mësohet se më 15 shtator, pas dekretimit nga Presidenti, ekzekutivi i ri pritet të nisë punën. Ky tranzicion shënon një kapitull të ri politik, me pritshmëri të larta për përbërjen dhe prioritetet e kabinetit të katërt të kryeministrit Rama. Vëmendja e opinionit...