Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
19 të vdekur në protestat në Nepal, qeveria bën një hap pas! Rikthen rrjetet sociale
Qeveria e Nepalit ka hequr bllokimin e rrjeteve sociale pas protestave masive dhe përplasjeve të dhunshme që tronditën vendin, duke nxjerrë në pah pakënaqësinë e thellë të të rinjve ndaj udhëheqjes politike. Të paktën 19 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve në kryeqytetin Katmandu dhe në qytete të tjera. Qindra mijëra të rinj protestuan kundër ndalimit të 26 platformave të njohura si Facebook, YouTube dhe Instagram, dhe kërkuan masa konkrete kundër korrupsionit. Shumë protestues arritën të hyjnë në ndërtesën e parlamentit, duke ngritur parulla si “Mjaft” dhe “Jo më korrupsion”. Protestuesit u përballën me forcat e policisë, të cilat përdorën ujë me presion, shkopinj gome dhe plumba plastikë për t’i shpërndarë. Unrest in Nepal left at least 19 dead...