Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Restaurimi i manastirit të Spilesë në Gjirokastër drejt përfundimit
Punimet restauruese në manastirin e Spilesë në Gjirokastër janë pranë përfundimit. Ndërhyrjet kanë përfshirë sondazhe arkeologjike dhe verifikime të themeleve, pastrime dhe heqje të ndërhyrjeve të papërshtatshme; konsolidim dhe restaurim të kupolave, qemerëve e mureve me gurë. Gjithashtu ndërhyrjet kanë përfshirë dhe përforcim të strukturave me materiale bashkëkohore, në harmoni me teknikat tradicionale si dhe restaurim të dritareve, dyerve dhe elementeve të brendshëm e të jashtëm të kishës. Ecuria e ndërhyrjeve restauruese në manastirin e Spilesë u bë me dije një ditë më parë edhe nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja. “Më 8 shtator, në ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari, ndodhemi pranë përfundimit të punimeve restauruese në Manastirin e Spilesë, në Gjirokastër, një nga monumentet më të çmuara të...