Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident tragjik në Meksikë, treni përplaset me autobusin, 8 viktima dhe 45 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në veriperëndim të qytetit të Meksikos, ku një tren është përplasur me një autobus dykatësh, duke shkaktuar të paktën 8 viktima dhe 45 të plagosur. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Atlakomulko, në rrethana ende të paqarta. Autoritetet meksikane kanë njoftuar se përplasja ka ndodhur në një zonë industriale, ku ndodhen magazina dhe fabrika të mëdha. Shërbimi i Mbrojtjes Civile i shtetit të Meksikës ka deklaruar përmes rrjeteve sociale se ekipet e emergjencës ndodhen ende në vendin e ngjarjes, duke punuar për nxjerrjen e të mbijetuarve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. Hetimet për këtë tragjedi janë në vijim.