Operacioni me 30 të arrestuar në Elbasan- ‘Policia hape derën!’ Momenti kur bastisen banesat, drogë e armë

Operacioni me 30 të arrestuar në Elbasan- ‘Policia hape derën!’ Momenti kur bastisen banesat, drogë e armë

PAMJE NGA OPERACIONI ELBASAN-30 persona kanë rënë në pranga, 14 në kërkim dhe 1 person është vendosur në hetim, në kuadër të megaoperacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm. Operacioni u shtri në disa qytete të qarkut, përfshirë Elbasanin, Peqinin, Librazhdin, Gramshin e Prrenjasin. Shtatë nga personat e ndaluar janë Mariglen Qosja, Bardhyl Grami, Eris Skilja, Mikel Dezhani, Shyqyri Bica, Arjan Bica dhe Klodian Hakballa. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë. Njoftimi i Policisë: Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i...