Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nënkryetari serb mban pezull Kuvendin e Kosovës
Kosova E Hënë, 8 Shtator 2025 20:10 Kuvendi i Kosovës nuk do të mund të mblidhet të paktën edhe këtë muaj duke lënë pezull formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të shkurtit. Për shkak të kërkesës së Listës Serbe që pretendon se i takon asaj pozita e nënkryetarit të Kuvendit për komunitetin serb, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i dorëzojë komentet e saj në Kushtetuese në lidhje me këtë çështje gjatë ditës së martë. “Qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në Kushtetutë, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar...