Qeveria rrëzohet me votëbesim

Qeveria rrëzohet me votëbesim

Bota E Hënë, 8 Shtator 2025 19:20 Parlamenti i Francës votoi të hënën për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit François Bayrou. Kryeministri në largim do t’ia paraqesë dorëheqjen e tij Presidentit Emmanuel Macron të martën në mëngjes, thanë burime qeveritare. Bayrou u rrëzua me shumicë dërrmuese me një votim 364-194 kundër tij.