“Unë u dënova vetëm se denoncova krimin”, Salianji për autorin e vrasjes në Shkodër: Krimineli me 1.3 kg drogë, antiplumb e maska silikoni bëri vetëm 1 vit burg

“Unë u dënova vetëm se denoncova krimin”, Salianji për autorin e vrasjes në Shkodër: Krimineli me 1.3 kg drogë, antiplumb e maska silikoni bëri vetëm 1 vit burg

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjes së rëndë kriminale ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku dy persona u vranë me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Salianji shprehet se Shqipëria ka nevojë urgjente për një drejtësi të vërtetë, që të garantojë siguri dhe barazi para ligjit për të gjithë. Ai shprehet se autori i krimit të sotëm ishte një person me precedentë të mëparshëm penal, për lëndë narkotike, i dënuar me vetëm një vit burg.  “Ngjarja tragjike e sotme në Shkodër, me dy jetë të humbura dhe të plagosur qytetarë që dalin të sigurojnë jetën me punë është një dhimbje e madhe për familjet e viktimave dhe për gjithë qytetin. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe shpresoj...