Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrëzohet kryeministri francez, Bayrou humb votëbesimin/ Asambleja vendos me 364 vota pro
Kryeministri i Francës, François Bayrou, ka humbur votën e besimit që vetë kërkoi ndaj qeverisë së tij, duke çuar në rrëzimin e ekzekutivit që drejtonte. Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar me 364 vota pro dhe 194 kundër për ta shkarkuar atë nga detyra dhe për të rrëzuar qeverinë e tij të pakicës.