Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Po përpiqej të thyente rekordin botëror, çiklisti francez arrestohet në Rusi për kalim të paligjshëm të kufirit
Një shtetas francez është arrestuar dhe ndaluar në paraburgim nga autoritetet ruse në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë. Lajmi u konfirmua nga burime diplomatike franceze, të cilat nuk dhanë detaje mbi datën apo rrethanat e ndalimit, dhe gjithashtu nuk zbuluan identitetin e të ndaluarit. Sipas gazetës franceze Le Monde, bëhet fjalë për Sofian Sehili, një çiklist 44-vjeçar i specializuar në garat e distancave të gjata. Ai u arrestua në Vladivostok, në fund të një udhëtimi me biçikletë nga Lisbona deri në skajin lindor të Rusisë, me qëllim thyerjen e rekordit botëror për përshkrimin e Euroazisë me biçikletë. Ai pritet të përballet me akuza për hyrje të paligjshme në territorin rus. Burime nga Ministria e Jashtme Franceze bënë të ditur se Konsullata e Përgjithshme...