Takimi i Dumanit në DASH/ SPAK zbardh bisedën: Bashkëpunim në goditjen e organizatave kriminale e trafikun e lëndëve narkotike

Takimi i Dumanit në DASH/ SPAK zbardh bisedën: Bashkëpunim në goditjen e organizatave kriminale e trafikun e lëndëve narkotike

Bashkëpunimi në goditjen e organizatave kriminale, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave ishte në fokus të vizitës së kryeprokurorit të posaçëm, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit. Përmes një komunikimi për shtyp, SPAK njoftyon se Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C, në Shtetet e Bashkuara, më 2 dhe 3 shtator. Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. Dumani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe theksoi...