Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
DETAJE / Vendimi i gjyqtarit Albert Keraj i hapi rrugë vrasjes së dyfishtë në Shkodër
Ragip Gila, autori i masakrës me dy viktima e dy të plagosur në Shkodër, ishte një person me precedentë penalë. Ai ishte dënuar në vitin 2023 me 5 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh, por përfitoi ulje dënimi me 1/3 sipas gjykimit të shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg. Megjithatë, më 18 gusht 2024, Gila u lirua me kusht nga Gjykata e Shkodrës me vendim të gjyqtarit Albert Keraj. Atij iu pezullua dënimi dhe u vu në një periudhë prove 5-vjeçare, gjatë së cilës nuk duhej të kryente vepra penale, të shoqërohej me persona të dënuar, apo të përdorte armë. Pavarësisht këtyre kushteve, ai u përfshi në një akt të rëndë kriminal më 8 shtator 2025. Në këtë...