Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Masakra në Shkodër, krimi në habitatin e vet’/ Boçi: Arroganca kriminale vjen nga mbështetja e plotë politike!
Për drejtuesin politik në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, njëkohësisht ligjvënës i PD thotë se krimi dhe bandat kriminale kanë kontrollin e plotë të Shkodrës. Në intervistën me moderatorin, Arnold Kariqi në edicionin e mesditës në Syri Tv, Boçi tha se referuar masakrës së të hënës në Shkodër, me 2 të vrarë e 2 të plagosur, pa frikë theksoi deputeti demokrat, mund të thuhet se krimi atje është në habitatin e vet. Sipas Boçit, krimi favorizohet nga politika përmes dominimit ekonomik dhe jetës sociale, madje duke ndërhyrë deri në situatat zgjedhore dhe mbështetjen e mazhorancës, duke ia atribuuar këtë situatë vetë kryeministrit, Edi Rama. ‘Vjen si mbështetje e drejtpërdrejtë nga zyra e kryeministrit, ndaj ai ka emëruar koordinator krimi që e ka mesazher dhe aktivues të...