Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Së shpejti “Kalimera Poetike”, edicioni i 33-të me shumë ngjarje kulturore
“Kalimera Poetike Basri Çapriqi” po vjen për herë të 33-të në Ulqin dhe në këtë edicion do të ketë laramani të prurjeve artistike mes letërsisë dhe artit pamor, shkruan KultPlus. Ky aktivitet kulturor organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” Në programin e edicionit të sivjetshëm do të zhvillohet mbrëmja letrare homazh kushtuar shkrimtarit Ibrahim Berjashi, kryetarit të parë të “Art Club”-it dhe njërit prej themeluesve të “Kalimerës Poetike”, si dhe dy mbrëmje autoriale që do t’u kushtohen shkrimtarëve: Besnik Mustafaj dhe Ilire Zajmi. Organizatorët kanë bërë të ditur se ky edicion do të hapet më 11 shtator me ekspozitën instalacion nga Zake Prelvukaj, e cila do të prezantohet me ekspozitën “Ofshamë (Shpella e Lakuriqëve”, ngjarje që dë të mbahet në ora 17:00...