Trump “nuk heq dorë” nga Gaza: Marrëveshja së shpejti, do lirojmë pengjet

Trump “nuk heq dorë” nga Gaza: Marrëveshja së shpejti, do lirojmë pengjet

Pasi i lëshoi Hamasit atë që e cilësoi “si paralajmërimin e fundit” për grupin islamik, presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet se një marrëveshje për Rripin e Gazës mund të arrihet së shpejti për ta siguruar lirimin e të gjitha pengjeve. Duke folur për gazetarë pasi mbërriti në Uashingtonin në vazhdën e një udhëtimi të shkurtër në Nju Jork, Trump tha se e kishte diskutuar marrëveshjen në avion, edhe pse nuk hyri në detaje. Ai theksoi vetëm se mendon se të gjitha pengjet do të kthehen. “Ne po punojmë për një zgjidhje që mund të jetë shumë e mire. Do të dëgjoni për të shumë shpejt. Po përpiqemi ta përfundojmë këtë, dhe t’i kthejmë pengjet”, tha Trump. “Izraelitët i kanë pranuar kushtet e mia....