Qeveria në Nepal ndalon mediat sociale/ Shpërthejnë protestat, të paktën 14 viktima

Qeveria në Nepal ndalon mediat sociale/ Shpërthejnë protestat, të paktën 14 viktima

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë për shkak të vendimit të qeverisë për të bllokuar 26 platforma të mediave sociale, përfshirë Facebook, X dhe YouTube. Protestuesit kaluan përmes gardheve dhe detyruan policinë e trazirave të tërhiqej, duke rrethuar ndërtesën e parlamentit. Raportohet se policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve që po përpiqeshin të thyenin sigurinë e parlamentit. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën, por ishin të pakta në numër dhe kërkuan mbrojtje brenda kompleksit të parlamentit, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Associated Press. “Ndaloni korrupsionin, jo mediat sociale,” thërrisnin turmat e protestuesve. Televizioni shtetëror raportoi për numrin e...