Masakër! Dy të vrarë, dy të plagosur, arrestohet autori i atentatit në Shkodër në tentativë për t’i ikur policisë

Masakër! Dy të vrarë, dy të plagosur, arrestohet autori i atentatit në Shkodër në tentativë për t’i ikur policisë

Pa u zbardhur ende vrasja e 34 vjeçarit Kristian Kola, Shkodra nuk gjen qetësi dhe një atentat tronditi sërish mëngjesin e së hënës kryeqendrën e veriut. Breshëria e plumbave të kallashnikovit u përhap brenda një lokali në qendër të qytetit, ngjitur me Bashkinë Shkodër.Lexo edhe :Related Posts Viktimë mbeti ish-këshilltari bashkiak Armando Pali, ndërsa në spital ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra edhe Liridon Kraja, 31 vjeç. Të plagosur nga ky atentat mbeten Erogen Vaso, 43 vjeç dhe kamarierja e lokalit 25 vjeçarja M.Kacerja. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armando Pali. Të dy kanë qenë më parë këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës nën logon e PBDNJ-së. Pali...