Atentati me 2 viktima në Shkodër, policia njoftim zyrtar: Autori hapi zjarr me breshëri

Atentati me 2 viktima në Shkodër, policia njoftim zyrtar: Autori hapi zjarr me breshëri

Pamje nga vendngjarja SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me atentatin e shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër. Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, ku autori ka hapur zjarr në mbientet e jashtme të një lokali.  Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Armando Pali, si dhe Lirodon Kraja 31-vjeç, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës vetëm pak minuta pas ngjarjes. Sipas policisë, i plagosuri Erogen Vasos (Brajoviç), 43-vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe e plagosura 26-vjeçare me iniciale M. K. ka mbetur e plagosur lehtë.  Ndërkohë, autori është arrestuar gjatë një tentative për t'i ikur policisë, ndërsa gjatë ndalimit iu sekuestrua një armë zjarri automatike. Njoftimi:  Shkodër /...