U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi/ Shënjestra e atentatit në Shkodër: Kush është Erogen Vaso, lidhjet e tij me krimin dhe politikën?

U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi/ Shënjestra e atentatit në Shkodër: Kush është Erogen Vaso, lidhjet e tij me krimin dhe politikën?

SHKODËR- Personi në foto është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, 43-vjeçari, i cili mbeti i plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës gjatë një atentati me armë zjarri. Vaso dyshohet se ishte shënjestra e këtij atentati mafioz, por ai mbeti i plagosur lehtë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut. Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç 43-vjeçari rezulton një emër i njohur për autoritetet, pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Në vitin 2007 ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”. Por ai nuk njihet vetëm për lidhjet e tij me krimin, gjithashtu Vaso rezulton i përfshirë edhe në politikë. Ai ka qenë anëtar i këshillit bashkiak...