Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
(FOTO)Ky është Erogen Vaso, vëllai i Denis Bajroviç/ Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Shkodër
Dalin detaje të reja nga atentati me armë zjarri që tronditi qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm. Raportohet se Erogen Vaso, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviç, 43 vjeç, është jo vetëm një nga të plagosurit në ngjarje, por dyshohet gjithashtu se ka qenë shënjestra kryesore e atentatit. Ai është vëllai i Denis Bajrit (Bajroviç), i akuzuar për një sërë veprash të rënda kriminale dhe për momentin i arrestuar. Për momentin, Vaso ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është raportuar si e stabilizuar. Nga atentati mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa një vajzë 25-vjeçare u plagos lehtë. Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin e dyshuar, Rakip Gila, një tjetër emër i njohur për drejtësinë, i...