Policia e Shkodrës reagim zyrtar për masakrën me dy të vrarë e dy të plagosur

Policia e Shkodrës reagim zyrtar për masakrën me dy të vrarë e dy të plagosur

Policia e Shtetit ka publikuar informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në qytetin e Shkodrës, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali. Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 08:50, shtetasi Rakip Gila dyshohet se ka qëlluar me armë automatike në drejtim të disa personave, duke shkaktuar një bilanc tragjik: dy të vrarë dhe dy të plagosur. Viktima e parë, Armando Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërroi jetë në vendngjarje. Viktima e dytë, Liridon Kraja, 31 vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Lushi, ndërroi jetë më vonë në Spitalin Rajonal të Shkodrës si pasojë e plagëve të rënda. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Erogen Vaso, 43...