Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
DETAJE/ Një viktimë dhe tre të plagosur me armë zjarri në Shkodër
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë godinës së Bashkisë, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me breshëri plumbash.Lexo edhe :Related Posts Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, në një lidhje direkte në emisionin “Live në Mëngjes”, dha më shumë detaje mbi ngjarjen, duke konfirmuar bilancin tragjik. Raportohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur tre të tjerë. Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. /vizionplus.tv