Masakra në Shkodër me 1 të vrarë e 3 të plagosur, arrestohet autori! Pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Masakra në Shkodër me 1 të vrarë e 3 të plagosur, arrestohet autori! Pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Shkodra tronditet sërish nga një krim i rëndë. Deri tani flitet për një të vrarë dhe 3 të plagosur. Syri Tv sjell pamjet e para të atentatit të ndodhur në qytetin e Shkodrës në një lokal pranë bashkisë pranë shkollës “Koli Dromeni” Në lokalin ku ka ndodhur vrasja kanë mbërritur forcat e policisë. Viktima është Armando Pali. Mes 3 të plagosurve janë Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç si edhe një kamarier e një grua. Autori është arrestuar teksa ka tentuar të largohej. Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç Raportohet se autori i dyshuar u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Erogen Vaso, është vëllai i Denis Vasos, i cili akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit. ...