“Marmelladov” shkëputur nga kryevepra e Dostoevskyt “Krim dhe ndëshkim” çel sezonin e ri artistik në Teatrin Metropol

“Marmelladov” shkëputur nga kryevepra e Dostoevskyt “Krim dhe ndëshkim” çel sezonin e ri artistik në Teatrin Metropol

Nga Julia Vrapi “Marmelladov” çeli sezonin e ri artistik të teatrit Metropol. Vepra teatrore “Marmelladov” është një fragment i shkëputur nga novela “Krim dhe ndëshkim” e autorit të njohur Fyodor Dostoevsky, përshtatur dhe dramatizuar për t’u ngjitur në skenën e teatrit nga Xhino Musollari. Kjo vepër teatrore ka qenë dhe më parë në skenë, ndërsa këtë shtator çeli dhe sezonin e ri artistik në teatrin Metropol në Tiranë. Sipas regjisorit tema e shfaqjes mbetet e aktualizuar për shkak të trajtimit të çështjeve universale, duke e bërë të lidhur me auditorin e sotëm. Në këtë vepër teatrore, mjeshtëria e autorit ndërthur jetët e individëve të ndryshëm të shoqërisë së djeshme, së sotme dhe të nesërme si një profeci ideologjike dhe ndjesore. Secili prej personazheve bart botëkuptime...