Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tronditet Shkodra/ Breshëri plumbash në një lokal pranë Bashkisë, 1 i vdekur dhe disa të plagosur (EMRAT)
pamje nga vendngjarja SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një person ka mbetur i vrarë. Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit, pranë godinës së bashkisë. Nga informacionet paraprake mësohet se viktima, Armando Pali, është është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Nga të shtënat mësohet se është ka mbetur i plagosur Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç. Mes të plagosurve është edhe një kamariere e lokalit ku ndodhi ngjarja, si dhe një grua që ndodhej rastësisht aty. Nuk dihen ende motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa forcat e rendit po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sigurinë e qytetarëve. Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI...