Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë

Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë

Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit në oborrin e një banese në zonën e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prekal, teksa mjetet e djegura një Mercedes Benz dhe një Range Rover në pronësi të Eduard Ndout, ishin të parkuara në banesën e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.