Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Mijëra persona protestë në Jerusalem, presion Netanyahut: Marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza
Më shumë se 15,000 njerëz kanë dalë në rrugët e Izraelit për të kërkuar përfundimin e luftës në Rripin e Gazës dhe për t’i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të bjerë dakord për një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura. Familjet dhe mbështetësit e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi mbushën Sheshin e Parisit në Jerusalem, ndërsa të tjerë u mblodhën në Tel Aviv. Nga 48 pengjet që mbahen ende në Gaza, besohet se rreth 20 janë gjallë. Izraeli ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht një marrëveshjeje që do të shihte lirimin e disa pengjeve, por më parë ka kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve në çdo marrëveshje. Netanyahu këmbëngul se fitorja totale ndaj Hamasit do t’i sjellë pengjet në shtëpi. Hamasi mori 251 pengje në Gaza pas...