2 Miliardë euro për pensionistë/  Ja çfarë do të ndryshojë në 2026

2 Miliardë euro për pensionistë/ Ja çfarë do të ndryshojë në 2026

Fatura e pensioneve për vitin 2026 do të jetë më e kripur. Më shumë se 200 miliardë lekë ose thënë ndryshe 2 miliardë euro do të shpenzohen për të moshuarit në vitin 2026. Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratoi së fundmi tavanet buxhetore për vitin e ardhshëm ku planifikohet një rritje e shpenzimeve. Teksa aktualisht për vitin 2025 shpenzimet janë planifikuar në vlerën e 192.3 miliardë lekëve apo 1.9 miliardë euro për vitin 2026 kjo vlerë do të rritet me 11.7 miliardë lekë. Nëse kjo shtesë do të shpërndahej proporcionalisht për të gjithë përfituesit, rezulton se çdo pensionist do të marrë mesatarisht rreth 16,220 lekë më shumë në vit, që përkthehet në rreth 1,350 lekë shtesë në muaj. Për rreth 720 mijë pensionistë...