Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli mesazh të qartë për luftën në Gaza, ministri i Jashtëm: Do përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet dhe të çarmatoset
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha të martën se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse pengjet do të liroheshin dhe lëvizja islamiste palestineze Hamas do të dorëzonte armët. Saar e bëri deklaratën në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij danez në Jerusalem, një ditë pasi Hamasi përsëriti qëndrimin e tij të kahershëm se do të lironte të gjithë pengjet nëse Izraeli do të pranonte të përfundonte luftën dhe të tërhiqte forcat e tij nga Qyteti i Gazës. Top Channel