Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Rritje e numrit të vizitorëve në Muzeun Etnografik të Elbasanit
Muzeu Etnografik në Elbasan, i shpallur Monument Kulture kategoria e I, po tërheq vizitorë vendas e të huaj, duke u ofruar një përvojë autentike në rrënjët e historisë, kulturës dhe jetesës tradicionale të qytetit. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja përcolli sot një video nga ambientet e brendshme të këtij muzeu, i mbushur plot me turistë të pasionuar pas historisë dhe kulturës shqiptare. Llatja shprehet se “vazhdon të rritet numri i vizitorëve vendas e të huaj në Muzeun Etnografik të Elbasanit , i cili mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore”. I njohur ndryshe dhe si “Shtëpia e Sejdinasve”, në këtë ndërtesë dykatëshe të shekullit të 18-të prezantohet kultura, folklori dhe stili i jetesës së qytetit. Në këtë muze ekspozohen rreth 80 zeje...