Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Durrës, dy të plagosur

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Durrës, dy të plagosur

Një konflikt mes dy familjesh fqinjë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen.15 në Spitallë të Durrësit. Sherri ka degraduar me mjete të forta dhe thikë, ku ka mbetur i plagosur një i ri dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia. Në spital ka përfunduar edhe babai i autorit të ngjarjes i cili është goditur me mjete të forta por edhe ky është jashtë rrezikut. Policia ka nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes. Top Channel