Papa Leoni XIV kryeson ritin e shenjtërimit të dy të rinjve laikë italianë

Papa Leoni XIV kryeson ritin e shenjtërimit të dy të rinjve laikë italianë

Një udhëkryq hapet para çdo të riu, kur e fillon vërtet jetën e vet: rreziku më i madh është ta lësh atë kohë të ikë, pa marrë vendimet më të rëndësishme. Por ai udhëkryq është preludi i një “aventure”, që e fton secilin të bëjë një hap të ri “pa hezitim”, të dalë nga vetvetja, nga “sendet” e “idetë”, që robërojnë. Mjafton t’i lartojë sytë drejt Qiellit, të shijojë çdo frymëmarrje të ekzistencës dhe të ecë “për të takuar Zotin”. Këtë bënë Carlo Acutis dhe Pier Giorgio Frassati, dy të rinj italianë, që Papa Leoni XIV i shpalli shenjtorë sot, më 7 shtator, gjatë kremtimit eukaristik të kryesuar prej tij në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit. Në këtë diel me diell, besimtarët në festë,...