Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një vit pas vrasjes së Aysenur Eygi nga forcat izraelite, dosjet që s’hapen kurrë…
Një vit pas vrasjes së shtetases amerikane Aysenur Ezgi Eygi nga forcat izraelite, bashkëshorti i saj, Hamid Ali, thotë se jeta e tij është ende e mbushur me dhimbje dhe konfuzion. “Ka qenë shumë e vështirë të mësohem me jetën pa Aysenurin, një shtëpi bosh, të shoh se çfarë efekti ka pasur kjo tek babai i saj dhe familja. Fjala që do ta përshkruante më shumë është konfuzion,” tha Ali për Al Jazeera. Eygi, me origjinë turke dhe vetëm 26 vjeçe, u qëllua për vdekje më 6 shtator 2024 në Bregun Perëndimor të pushtuar, gjatë një proteste kundër një vendbanimi të paligjshëm hebre. Që prej vitit 2022, të paktën 10 shtetas amerikanë janë vrarë nga ushtarë dhe kolonë izraelitë në Bregun Perëndimor, mes tyre edhe gazetarja...