Një nga vendet më të shenjta në botë po shndërrohet në një mega-resort luksoz

Një nga vendet më të shenjta në botë po shndërrohet në një mega-resort luksoz

Një nga vendet më të shenjta në botë, Mali Sinai në Egjipt po përballet me transformim rrënjësor, ndërsa autoritetet po ndërtojnë një mega-resort luksoz në këtë zonë të shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët. Për shekuj, pelegrinët janë ngjitur në malin e njohur si Jabal Musa, për të parë lindjen e diellit apo për të ndjekur udhëtime shpirtërore me udhërrëfyesit beduinë lokalë. Por tashmë, kjo zonë e shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO po transformohet në një kompleks turistik me hotele luksoze, vila, qendra tregtare dhe një teleferik deri në majë të malit. Në këtë zonë ndodhet edhe Manastiri i Shën Katerinës, një nga manastiret më të vjetra të krishtera në përdorim të vazhdueshëm, i drejtuar nga Kisha Ortodokse Greke. Pas presionit diplomatik nga Greqia,...