Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Makina përplaset me motorin në aksin Burrel-Klos, një person i plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë. Fillimisht ai ka marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.