Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
U puthën në ambientet e xhamisë, arrestohet çifti, turistët nga Rusia rrezikojnë dënimin me burg
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Stamboll, ku një çift turistësh nga Rusia janë arrestuar nga autoritetet turke pasi janë puthur brenda ambienteve të xhamisë Çamlica, më e madhja në Turqi. Ngjarja ndodhi gjatë një vizite turistike në xhami, ku çifti është filmuar duke u përqafuar dhe puthur në oborrin e brendshëm të objektit të xhamisë, veprim që shkaktoi indinjatë te besimtarët e pranishëm. Sipas mediave turke, policia ndërhyri menjëherë pas incidentit, duke arrestuar çiftin nën akuzën për “fyerje të vlerave fetare”, një vepër penale e dënueshme me 6 muaj deri në 1 vit burg, sipas ligjit turk. Tashmë ata janë në pritje të gjykimit. 🇹🇷 Russian tourists in Istanbul may face jail for kissing in a mosqueA couple from Russia came on vacation...