Kryeministri Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Kryeministri Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, në fjalën e tij me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, tha se ky përvjetor nuk është vetëm një datë për t’u shënuar, por një dëshmi e rrugës së përbashkët të shtetit dhe shoqërisë së Kosovës. “Ky përvjetor nuk është thjesht një shënim i një date por dëshmi e rrugës tonë të përbashkët si shtet dhe si shoqëri. Mbi shumë sfida e duke shënuar plot arritje ka qëndruar Policia e Kosovës me besnikërinë e saj ndaj qytetarëve dhe Republikës,” theksoi Kurti. Ai vlerësoi Policinë e Kosovës si themel të sigurisë së vendit dhe u zotua për mbështetje të vazhdueshme institucionale. “Ajo ka treguar se është themeli i sigurisë sonë dhe për këtë arsye ne si...