Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kosovë/ Të shtëna me armë në Podujevë, vritet një person
Kosovë- Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Llapashticë të Podujevës. Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. ‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informacione për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore, ku kanë gjetur në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për zbardhejn dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, njofton policia.